Shkodër, asgjësohen 5941 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Shkodër, asgjësohen 5941 rrënjë kanabis

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 09:38

Një operacion i policisë së Shkodrës bëri të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 5941 rrënjë bimë kanabis sativa.

Nga ana e uniformave blu nisi procedimi penal pa autor për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”, ku nga grupet e punës të shërbimeve të komisariatit të policisë Shkodër në terren, janë evidentuar 25 parcela dhe janë asgjësuar 5941 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjella.

Konkretisht lënda narkotike u zbulua në fshatin Vasiaj, komuna Shllak në nëntë parcela të mbjella 3440 bimë kanabis sativa; Në fshatin Mazrrek, komuna Guri i Zi gjashtë parcela, me 370 bimë kanabis sativa; Në fshatin Gomsiqe, Vau-Dejës, u gjetën gjashtë parcela, me 666 bimë kanabis sativa; në fshatrat Mnelë, Mnelë e Madhe dhe Vig, Komuna Vig Mnelë në katër parcela, u gjetën 1465, bimë kanabis sativa.

Efektivët e policisë bënë asgjësimin e tyre ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat