Elbasan, makina hedh në ajër të moshuarën

Kronikë e zezë

Elbasan, makina hedh në ajër të moshuarën

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 23:05

Një video po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë ku tregon momentin kur një makinë hedh një të moshuar në ajër.

Videoja e publikuar në Facebook në faqen Harta dixhitale e aksidenteve shfaq pamjet e aksidentit të marra nga një kamerë mbikëqyrëse në rrugët e Elbasanit.

E moshuara po kalonte rrugën kur makina, e cila po ecte me shpejtësi, e përplas atë dhe e hedh në ajër.

Pavarësisht nga mosha e madhe, e moshuara arrin të mbijetojë dhe të ngrihet pa pësuar dëmtime të rënda.

Më pas njerëz të cilët ndodheshin në rrugë i afrohen asaj për t’i dhënë ndihmën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat