Shkodër, asgjësohen 5941 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Shkodër, asgjësohen 5941 rrënjë kanabis

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:28

Një sasi prej 5941 rrënjë bime narkotike kanabis sativa janë asgjësuar në territorin e qarkut Shkodër.

Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se lënda narkotike ishte mbjellë në 25 parcela në fshatra të ndryshme.

Në fshatin Vasiaj, Komuna Shllak me 9 parcela, gjithsej 3440 bimës canabis sativa; në fshatin Mazrrek, Komuna Guri i Zi me 6 parcela, gjithsej 370, bimë canabis sativa; në Vaun e Dejës, me 6 parcela, gjithsej 666, bimë canabis sativa dhe në Vig Mnelë, me 4 parcela, gjithsej 1465, bimë canabis sativa.

Asgjësimi i tyre u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat