Itali, goditet banda e trafikut të drogës, 4 shqiptarë në burg

Kronikë e zezë

Itali, goditet banda e trafikut të drogës, 4 shqiptarë në burg

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 13:26

Gjykata italiane ka dhënë sot masën me burg për anëtarët e një bande shqiptarësh, të akuzuar për trafik droge nga Holanda në Itali.

Operacioni i ndjekur nga karabinierët italianë, i koduar “Cocash”, bëri të mundur kapjen e 4 anëtarëve të bandës shqiptare. Sipas hetimeve, këta persona trafikonin kokainë nga Holanda për në Itali. Gjykata italiane e qytetit të Astit, dënoi:

26-vjeçarin me iniciale S. G me 8 vjet heqje lirie dhe 40 mijë euro gjobë

24-vjeçarin dhe një 29-vjeçar, të dy vëllezër, me 5 vjet burg dhe 30 mijë euro secilin

si dhe 28-vjeçarin J.B me 4 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat