Konflikt për kromin në Kalimash, vret bashkëfshatarin, i plagos djalin dhe nipin

Kronikë e zezë

Konflikt për kromin në Kalimash, vret bashkëfshatarin, i plagos djalin dhe nipin

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 12:43

Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kalimash. Bazuar në informacionet e para mësohet se viktima është identifikuar si Emri Batusha, ndërsa i dyshuari si autor është identikuar si Muharrem Burgjisha, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet e para janë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për kromin në minierën e Kalimashit, ndërsa nuk dihen ende detajet e plota.

Mësohet se dy të plagosurit Bilbil Batusha dhe Arbër Batusha, vëllai dhe djali i viktimës, janë në gjendje të rëndë, dhe njëri prej tyre është transportuar me helikopter drejt kryeqytetit.

Përplasjet për pronësinë mbi to dhe të drejtën e nxjerrjes e më pas të shitjes së mineralit të kromit kanë shkaktuar shpesh konflikte të ashpra.

Në konfliktin më të fundit palët e përfshira nuk kanë ngurruar të përdorin edhe armët e zjarrit. Forca të shumta policie ndodhen në zonë për shkak të tensionit mes dy familjeve, ndërsa kanë nisur shoqërimet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat