Biznesmeni Artan Sherifi shpallet person i kërkuar pasi mashtroi 24 persona

Kronikë e zezë

Biznesmeni Artan Sherifi shpallet person i kërkuar pasi mashtroi 24 persona

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 08:34

Artan Sherifi, biznesmeni kompanisë ndërtimore “2-AL” dhe “Grand Motors Group” është shpallur në kërkim nga prokuroria e Tiranës, pasi ka mashtruar plot 24 persona, duke i shitur nga disa herë apartamentet apo vendosur kolateral në banka.

Ka qenë prokurori Sajmir Hysa, ai që ka zbuluar mashtrimet e shumta të biznesmenit Sherifi, i sipas një akti ekspertimi nëpërmjet mashtrimeve ka arritur të marrë në total 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë. Vetëm në një rast Sherifi ka lidhur dy kontrata për shitjen e një dyqani dhe lokal me vlerë 528.000 Euro.

Sipas mediave shqiptare, gjatë hetimeve për biznesmenin Sherifi janë pyetur dhjetëra persona, mes të cilëve ka qenë dhe aktori i njohur Artan Imami

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat