Vrasje e trefishtë në Korçë, burri vret gruan dhe fëmijën 1 vjeç

Kronikë e zezë

Vrasje e trefishtë në Korçë, burri vret gruan dhe fëmijën 1 vjeç

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:25

Një vrasje e trefishtë ku burri vrau gruan, femijen 1 vjec dhe më pas veten tronditi Korcen. Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 20:30
në rrugën Korcë – Ersekë në perfieri të qytetit juglindor prane fshatit Boboshtice.

Autori i vrasjes Edmond Fiqi, 50 vjeç, qëlloi me automatike brenda në banesë bashkeshorten Albina Fiqi 40 vjece e cila ishte në gjumë bashkë me femijen 1 vjec.

Të shtënat me armë u dëgjuan nga fqinjet të cilët lajmëruan te paret policinë.

I zoti i shtëpisë kishte tre ditë që ishte rikthyer nga Greqia dhe mësohet se ka patur konflikte te vazhdueshme me bashkëshorten për
atësinë e fëmijës.

Familje Fici i përket komunitetit rom dhe Edmond Fici ishte emigrant në Greqi. Kjo ngjarje e rende vjen pak ditë pas vrasjes së 5 fishtë në
një fshat të Fierit.

Krim brenda familjes në Shkodër, 19 vjeçari plagos vëllain dhe nënën
Një tjetër krim në familje është regjistruar po ne mbremje ne Fshatin Kir te Komunes Komuna Pult. Kol Zef Qershia 19 vjeç, ka plagosur me
arme zjarri vellain Martin Zef Qershia 25 vjeç dhe nenen Lina Pjeter Qershia 56 vjeç. Policia njoftoi se nena eshte ne gjendje te rende dhe
se i plagosur mund te jete edhe autori i ngjarjes. Motivet e krimit nuk dihen ende. Të plagosurit u transportuan në spitaline Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat