19 vjeçari plagos me armë nënën dhe vëllanë

Kronikë e zezë

19 vjeçari plagos me armë nënën dhe vëllanë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:04

Një 19 vjeçar ka plagosur me armë zjarri nënën dhe vëllanë e tij, pasi u ka zënë pritë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kir të komunës Pult në orën 20:30, ku mësohet se gruas Lina Qershia 56 vjeç dhe djalit të saj Martin Qershia 25 vjeç u është bërë pritë nga djali tjetër i familjes Martin Qershia 19 vjeç.

Si rezultat i atentatit, 56 vjeçarja ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa po të plagosur kanë mbetur autori i krimit si dhe vëllai i tij 25 vjeçar.

Deri më tani nuk raportohen viktima, ndërkohë që rrethanat e atentatit janë ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat