Vajza nuk donte të bëhej lezbike, i ati e vret

Kronikë e zezë

Vajza nuk donte të bëhej lezbike, i ati e vret

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:02

Disa familje nuk e durojnë dot faktin dhe nuk e pranojnë aspak që fëmijët e tyre të bëhen homoseksuale, gay apo lesbike. Por ky rast është tërësisht ndryshe. Bëhet fjalë për një baba, i cili është futur në burg, për shkak se donte të shndërronte të bijën në lesbike.

Donovan Lamar Haynes buzëqeshi në momentin kur gjykata dha vendimin me 18 vite dhe 2 muaj burg për vrasjen e vajzës së tij. 23 vjeçari nga Flint i Miçiganit në Amerikë, u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

Ai pranoi me vetëdije se po përpiqej të shndërronte të bijën në një femër lesbike, në mënyrë që ajo të mos dilte në takime dhe mos të shoqërohej me meshkuj, duke shfaqur në këtë mënyrë, fiksimin ndaj trajtimit në mënyrë vurnerable të femrave.

Ti’Arra u gjend e pavetëdijshme në bodrumin e shtëpisë së të ëmës. Ajo u transportua për në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat