Vret mikun e tij më të mirë, pastaj e ngushëllon në “Facebook”

Kronikë e zezë

Vret mikun e tij më të mirë, pastaj e ngushëllon në “Facebook”

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:57

Ka vrarë mikun e tij më të mirë dhe vetëm pak orë më vonë, duke u përpjekur të mbulojë gjurmët e tij, ka postuar në “Facebook” një mesazh ngushëllimi.

“Pusho në paqe, do më mungosh”, – ka shkruar Darren Wynne, irlandez 21 vjeç, i cili pastaj është dënuar me burg për vrasjen e Jamie Lindsay, 20 vjeç.

“Ishe si një vëlla për mua”. Një tjetër mesazh ky i publikuar në rrjetin social nga vrasësi, i cili e qëlloi drejt e në trup 20-vjeçarin, duke e goditur në fund në sy me një armë gjahu. Vrasja dhe postimet e ndryshme në “Fb” kanë ndodhur në muajin prill.

Pas vrasjes brutale qëndron një larje hesapesh për çështje të drogës. Sipas autorit, Jamie Lindsay e kishte kërcënuar për zhdukjen e disa qeseve me kanabis dhe ai ishte përpjekur vetëm ta trembte me pushkë, por pa dashur ta vriste. Gjykata nuk e besoi versionin e tij dhe tani e ka dënuar me burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat