Arrestohet një person për kontrabandim me barna

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kontrabandim me barna

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:08

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës dje nga ora 10:00 deri në orën 14:00, në bashkëpunim me inspektorët e Agjansionit kosovar për produktet medicinale ka realizuar një kontroll në një barnatore në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer vepër penale ‘tregti e ndaluar’.

Personi i arrestuar është S. Ç. lindur më 1966, mashkull K/shqiptar.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, gjatë këtij operacioni të përbashkët janë gjetur dhe konfiskuar barna për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, barna pa banderola të lëshuara nga AKPM-ja.

Barnat e dyshuara se janë kontrabanduar janë gjetur gjatë bastisjes në barnatore, një sasi e konsiderueshme janë gjendur në një aneksi të barnatores dhe pjesa tjetër në bagazhin e veturës së pronarit të barnatores që ishte e parkuar para barnatores.

E gjithë sasia e këtyre barnave është evidentuar në procesverbalet fleta përmbledhëse e mallit të konfiskuar dhe janë konfiskuar nga inspektorët e AKPM-së.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të tjera hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat