Ferizaj, braktisi vajzën e vogël në rrugë

Kronikë e zezë

Ferizaj, braktisi vajzën e vogël në rrugë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 14:25

Në fshatin Gërlicë të Ferizajt më datën 21.07.2014 në bazë të raportit të policisë së Ferizajt dhe në bazë të informatave të marra nga Spitali Rajonal i Ferizajt, fëmiu në fotografinë më poshtë është braktisur para një marketi të vogël në fshatin Gërlicë.

Në bazë të pamjeve të kamerës së marketit është parë një burrë me veturë Mercedes duke lënë fëmiun para marketit dhe duke e braktisur atë, ndërsa një grua e cila po kalonte aty pranë dëgjon klithmat e fëmisë i cili ishte me fytyrë nga toka duke qarë dhe në atë gjendje kishte lënduar fytyrën e saj, gruaja e merr këtë foshnje dhe pret që ta shohë nënën e saj diku afër por ajo nuk paraqitet dhe lajmëron policinë. Vajza e vogel së pari u dërgua në Spitalin e Ferizajt ku personeli i këtij spitali kontrolloi gjendjen shëndetësore të fëmisë dhe u kujdes për këtë fëmijë deri sa u transferua në Entin Social në Strehimoren e Fëmijëve të Braktisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat