Ja si vidhet me çekiç "Monumenti i Pavarësisë" në mes të ditës! (VIDEO)

Kronikë e zezë

Ja si vidhet me çekiç "Monumenti i Pavarësisë" në mes të ditës! (VIDEO)

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 13:45

Vijon vjedhja e pllakave të bronzit në monumentin e Pavarësisë tek ish-Parku Rinia. A1Report publikon një video amatore ku duken veprimet e dy personave, njëri që ruan dhe tjetri që mundohet me çekiç të shqisë pllakat e bronzit nga objekti.
Zhurma e çekiçit që dëgjohet edhe nga 800 metra largësi, duket se nuk ka ngacmuar aspak reagimin e kalimtarëve të shumtë.

Ka ndryshuar të paktën 4 herë pozicion hajduti i pllakave, për të gjetur pikën më të dobët që të realizonte vjedhjen.

Ngjarja është regjistruar të djelën rreth orës 17:40 deri në orën 18:00 dhe për më shumë se 20 minuta shihen kalimtarët që ecin indiferentë pa reaguar apo duke mos njoftuar policinë.

Rastësia ka sjellë një patrullë të komisariatit numër 3 të policisë së Tiranës, të cilat kanë dalluar veprimet e dyshimta të personit që tentonte të shqiste pllakat e bronxit, të cilat më pas shiten për skrap.

Ndërhyrja e policisë ka shpëtuar monumentin nga zhveshja e radhës, por nuk dihet fundi i hajdutit, nëse është vënë në pranga për këtë tentativë që përveç vjedhjes përdhos simbolin kombëtar të 100 vjetorit të Pavarësisë; apo vetëm sa është këshilluar.

Ditët e fundit, A1Report denoncoi vjedhjen e pllakave, të cilat kushtojnë 400 euro, por hajdutët e bronxit më shumë sesa t’i trëmben këtij veprimi, vetëm sa janë joshur më shumë nga çmimi i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat