​Policia ka arrestuar hajnin e ‘Komercijalna Banka’ në veri

Kronikë e zezë

​Policia ka arrestuar hajnin e ‘Komercijalna Banka’ në veri

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 12:27

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri, kanë arrestuar të enjten R.S. nga Zveqani, njërin nga sulmuesit të cilët kishin vjedhur një ditë më herët rreth 2 milionë dinarë (18 mijë euro) nga ‘Komercijalna Banka Beograd’ në Zveqan.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia ka arritur të gjejë dje dhe sot rreth 1 milion e 200 mijë dinarë të vjedhura, ndërsa është në kërkim edhe të një dyshuari tjetër në lidhje me ngjarjen.

“Një shumë të parave të vjedhura që u kishin rënë hajnave gjatë ikjes, qytetarët i kanë dorëzuar në polici”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, të mërkurën rreth orës 15:00, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme të dinarëve nga Banka Komerciale në Zveqan, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat