​Policia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasje

Kronikë e zezë

​Policia: Jakup Nura, Nënkoloneli i FSK-së, u arrestua për tentim vrasje

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 12:08

(I plotësuar) - Policia e konfirmon se ka arrestuar J.N. (Nënkoloneli i FSK-së, Jakup Nura) si dhe ka konfiskuar pistoletën me të cilën plagosi një person, në tentim për ta vrarë.

Policia bënë të ditur se rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: Z. T, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
I arrestuari sipas Policisë është J. N. mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Në vend të ngjarjes ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë: një gëzhojë si dhe një pistoletë Beretta (cal. 7.65).

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Mësohet se Jakup Nura, është daja i Sabit Gecit dhe vjen nga fshati Prollovc i Skenderajt. Ai dyshohet ti ketë dërguar parat te Agron Sylejmani pas plagosjes së Gani Gecit dhe vrasjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat