Vjedhje e rëndë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Prishtinë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 11:24

Hajnat kanë hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën “Marin Barleti” në Prishtinë, duke vjedhur gjëra me vlerë.
Sipas ankuesit persona të dyshuar kanë hapur me forcë dritaren e shtëpisë dhe kanë depërtuar brenda, nga ku kanë vjedhur stoli ari, një TV, tre telefona celularë, një orë dore si dhe çelësat e veturës me të cilët i kanë vjedhur edhe veturën e tij me targa vendore.
Gjatë një pune operative është arrestuar një i dyshuar, tek i cili është gjetur vetura si dhe gjësendet e vjedhura nga shtëpia e viktimës. Tek i dyshuari gjithashtu janë gjetur gjësende tjera si dhe çelësat e një veture e cila ishte vjedhur dhe gjetur e braktisur më 19 korrik. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat