Ndalohet 16 vjeçarja, bashkë me tre të tjerë kërcënoi me armë djalin që e ngacmonte

Kronikë e zezë

Ndalohet 16 vjeçarja, bashkë me tre të tjerë kërcënoi me armë djalin që e ngacmonte

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 11:13

Një vajzë e moshës 16 vjeçare nga Lezha, po procedohet penalisht. Xh.E., me banim në fshatin Kallmet të Lezhës u ndalua nga policia, pasi në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ende të paidentifikuar në në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë kanosur me armë zjarri një djalë me iniciale E M, banues në fshatin Kallmet, ku si shkak mendohet të jetë ngacmimi i 16 vjeçares. Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se shkak për këtë veprim dyshohet të ketë qenë refuzimi i adoleshentes për tu lidhur me djalin, ku për shkak të insistimit të tij, e reja ka menduar që ta kërcënojë. Ishte denoncimi i të riut dhe identifikimi prej tij i vajzës, ajo që çoi në ndaliimin e saj. Në ngarkim të 16 vjeçares materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat