Donin ti binin qark botës, rrëzohet avioni, vdesin babë e bir

Kronikë e zezë

Donin ti binin qark botës, rrëzohet avioni, vdesin babë e bir

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:35

Ka përfunduar në mënyrë tragjike tentativa për ti rënë rrotull botës për 30 ditë, në bordin e një avioni të vogël, nga ana e një babai dhe djalit të tij. Avioni me të cilin udhëtonin u përplas dhe ata gjetën vdekjen menjëherë. Siç shkruajnë mediat amerikane Babar Suleman dhe djali i tij 17 vjeçar Harris, që të dy nga Indiana u nisën nga arqipelagu i Samoa, kur avioni u ul befas në det për shkaqe ende të panjohura. Roja bregdetare arriti të gjejë trupin e 17 vjeçarit, ndërsa po kërkohet ende ai i babait. Ata ishin nisur në 21 qershor për ti rënë qark botës dhe kishin vizituar, Indianapolis, Groenlandën, Egjiptin, Pakistanin dhe Sri Langa. Për të arritur të shënonin rekord duheshin edhe disa orë. Nëse udhëtimi do të kishte shkuar deri në fund, 17 vjeçari Harris, do të ishte piloti më i ri që kishte udhëtuar rreth botës me një avion me një motorr të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat