Kavajë, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit

Kronikë e zezë

Kavajë, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:44

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të dyshuar si autor të vrasjes së 27 –vjeçarit Andi Peqini, mbrëmë në rrugën Kavajë – Rrogozhinë.

I dyshuari është Elidon Avdyli.

Mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Por policia nuk bën të ditur lidhjen e tij me viktimën.

Andi Peqini u ekzekutua me armë zjarri teksa po udhëtonte me automjetin në rrugën kombëtare Kavajë – Rrogozhinë.

27 –vjeçari njihej si person me precedentë penalë dhe ishte i skeduar në Shqipëri dhe Itali, ku kishte jetuar për disa vite dhe kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer.

Mësohet gjithashtu se ai ishte nën hetim edhe për pastrim parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat