Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet i pashpërthyer në rrugën “Hoxhë Tasini”, në Mitrovicë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke punuar me ekskavator në rregullimin e shtratit të lumit kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë dalë dhe kanë siguruar vendin , derisa njësiti për deminim i KFOR-it kanë larguar mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat