Arrestohet autori që kreu vjedhje të rëndë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet autori që kreu vjedhje të rëndë në Prishtinë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që i njeti dyshohet se të martën rretho orës 6:10 në rrugën “Marin Barleti”, në Prishtinë ka hyrë më forcë në një shtëpi dhe ka kryer vjedhje të rëndë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se person-a të dyshuar kanë hapur me forcë dritaren e shtëpisë dhe kanë depërtuar brenda, nga ku kanë vjedhur stoli ari, një TV, tre telefona celularë, një orë dore si dhe çelësat e veturës me të cilët i kanë vjedhur edhe veturën e tij me targa vendore, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Gjithashtu është njoftuar se të i dyshuari janë gjetur gjësendet e lartë përmendura si dhe janë gjetur çelësat e një vetura të vjedhur.

“Gjatë një pune operative është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar tek i cili është gjetur vetura si dhe gjësendet e vjedhura nga shtëpia e viktimës”, thuhet në njoftim. Tek i dyshuari gjithashtu janë gjetur gjësende tjera si dhe çelësat e një veture e cila ishte vjedhur dhe gjetur e braktisur me 19.07.2014.

Kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat