Hyn në pishinë për t’u larë dhe përfundon në spital

Kronikë e zezë

Hyn në pishinë për t’u larë dhe përfundon në spital

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:08

Një person i cili kishte shkuar për të kaluar një ditë të bukur në pishinë, jo vetëm që nuk i ka rezultuar kështu, por ai madje ka përfunduar në spital.

Në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë, ky person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte duke u freskuar në një pishinë në afërsi të murit të kësaj të fundit, dhe papritur muri është rrëzuar duke e zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I lënduari fillimisht është dërguar në urgjencën e Gjakovës, dhe më pas për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në QKUK-në e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat