Aksident në Vushtrri, vetura godet këmbësoren në vendkalim

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, vetura godet këmbësoren në vendkalim

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 15:48

Dje rreth orës 18:00 në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një veture me targa lokale dhe një këmbësoreje.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën VË Golf nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve godet këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar por tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat