Arrestohet pedofili shqiptar

Kronikë e zezë

Arrestohet pedofili shqiptar

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 15:24

Një pedofil shqiptar, H.U., 40 vjeç u kap nga karabinierët në shtrat me një djalë vetëm 16 vjeç. Pedofili i kishte premtuar 50 euro djaloshit në këmbim të favoreve seksuale.

Karabinierët po kontrollonin për disa hajdutë në qytezën e Fanos, në komunën e Pesaros dhe gjatë një kontrolli banese kapën në flagrancë pedofilin shqiptar, transmetojnë njoftimin meidet e Tiranës. Ky pedofil kishte mbyllur me çelës në shtëpi të birin 5 vjeçar, për të kryer marrëdhënie pedofilie me djaloshin italian.

E shoqja e pedofilit punonte, ndërsa 40 vjeçari merrte pagesë papunësie nga Enti Social Italian. Pedofili H.U. ishte arrestuar nga karabinierët e qytezës së Fanos edhe në vitin 2010, me akuzën dhunë e rëndë dhe e vazhdueshme seksuale ndaj të miturve. Në shtator të 2010-tës, pre e pedofilit ishin dy fëmijë të moshës rreth 12 vjeç.

Karabinierët dyshojnë se pedofili shqiptar mund të ketë krijuar një grup prostitutash meshkuj të mitur dhe i përdor si për të kënaqur epshet personale, por edhe për prostitucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat