Nëna e shet foshnjën për 100 Euro

Kronikë e zezë

Nëna e shet foshnjën për 100 Euro

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 14:48

Ishte shtatzënë kur burri e la, ndërsa në shtëpi ka edhe tre vajza të vogla.

Në mënyrë që djaloshi i sapo lindur të kishte një jetë më të mirë dhe vajzat e saj të mos kenë mungesë ushqimi shkaku i një anëtari të ri, ajo e shiti fëmijën tek një çift.

Kur Gauri Shah kishte dalë nga dhoma e lindjes, në një spital në vend rural në Indi, asaj i ishin ofruar 13.000 Rs, që janë më pak se 100 Euro, në këmbim të djalit.

Gruaja e braktisur nga burri, e kishte pranuar ofertën menjëherë, sepse nuk kishte të ardhura të tjera, përpos parave të nënës së saj, që kërkon lëmoshë rrugëve.

Mirëpo me të kuptuar lajmin, fqinjët kanë lajmëruar forcat e rendit, të cilën e kanë izoluar rastin, duke e marrë prapa djaloshin.

Gruaja 25 vjeç nuk po e pranon djalin, pasi thotë se nuk ka kushte që të risë edhe një fëmijë, nëse nuk i ndihmon shteti.

Foshnja është dërguar në jetimore, ndërsa asaj i kanë dhënë afat 60 ditë, të mendoj edhe njëherë për marrjen e djalit, apo ai do të vihet për adoptim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat