Një vajzë nga Lezha në gjendje të rëndë, tentoi vetëflijimin

Kronikë e zezë

Një vajzë nga Lezha në gjendje të rëndë, tentoi vetëflijimin

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 14:44

Një vajzë e re nga Lezha ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë fostoksinë.

21 vjeçarja Ertmonda D., me banin më fshatin Zimaj të komunës Ungrej, është dërguar në gjendje të rëndë në spital mesnatën e kaluar, pasi ishte vetëhelmuar.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të renë në gjendje kritike, duke i dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Aktualisht gjendja e saj vijon të mbetet e rëndë, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se e reja e ka kryer aktin në gjendje të rëndë depresive, pasi prej disa ditësh kishte shfaqur shenja mërzie. Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet nga ana e uniformave blu, me synim zbardhjen e shkaqeve që e detyruan 21 vjeçaren drejt vetëflijimit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
- See more at: http://www.noa.al/artikull/nje-vajze-nga-lezha-ne-gjendje-te-rende-tentoi-veteflijimin/430575.html#sthash.xRTFZGkY.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat