Në Prizren e Malishevë sekuestrohen 3 pistoleta

Kronikë e zezë

Në Prizren e Malishevë sekuestrohen 3 pistoleta

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 12:20

Policia e Malishevës, në vazhdën e hetimit të një rasti kishte shkuar në fshatin Novoselë të Malishevës për të biseduar me një qytetar dhe pasi i njëjti ishte gjetur, policët kishin vërejtur se i dyshuari posedonte një armë në brez.
Menjëherë i dyshuari është arrestuar ndërsa arma e llojit pistoletë me pesë fishekë në karikator është sekuestruar.

Lidhur me rrjedhën e rastit është informuar prokurori, i cili ka sugjeruar që poseduesi i armës të lirohet pas procedurave intervistuese, ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë sipas procedurës së rregullt.

Po ashtu edhe në Prizren janë sekuestruar dy pistoleta: Rasti i parë ka të bëjë me sigurimin e një informacioni, i cili ka rezultuar me konfiskimin e një pistolete tek një i dyshuar, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me të shtëna në dasmë.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndës dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë sipas procedurës së rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat