Durrës, atentat një 40 vjeçari

Kronikë e zezë

Durrës, atentat një 40 vjeçari

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 09:16

Një person i moshës 40 vjeçare ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Manzës në Durrës.

I plagosuri është identifikuar si 40 vjeçari Roland Farruku, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në ecje e sipër, gjatë kohës që ky i fundit po shkonte në banesë, rreth orës 02.30, të natës së lënë pas.

Dyshimet e policisë janë se Farrukut i është bërë atentat i planifikuar, ndërsa lidhur me këtë ngjarje, deri më tani janë shoqëruar 12 persona, si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e uniformave dyshohet se shkak për plagosjen ka shërbyer e kaluara e të dëmtuarit si emigrant, ndërsa po hetohet për zbardhjen e rrethanave të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat