Tiranë, përplasen tre makina, një i plagosur

Kronikë e zezë

Tiranë, përplasen tre makina, një i plagosur

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 21:10

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në rrugën “Sulejman Pasha”.

Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën, duke bërë që njëri nga personat që udhëtonte në njërin nga automjetet të pësojë dëmtime të shumta.

Mësohet se i dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë më të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të përplasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat