Policia arreston tre të dushuar për ‘vjedhje e rëndë’

Kronikë e zezë

Policia arreston tre të dushuar për ‘vjedhje e rëndë’

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 18:14

Polica në Pejë njofton se sot ka bërë kapjen e një grupi kriminal për rastet e vjedhjeve të ndodhura në këta tre muajt e fundit të këtij viti, si dhe një grupi tjetër kriminal për dy raste të vjedhjeve të stolive të arit në vlerë afër dhjetë mijë euro, po ashtu në qytetin e Pejës.

“Puna intensive ka bërë që një grup prej tre vetash janë identifikuar dhe janë kapur nga njësitet policore për një numër prej mbi 20 veprash penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje e rëndë’. Raste këto që i kanë shkaktuar nëpër vende të ndryshme përfshirë: lokale afariste, shtëpi private dhe vende publike. Procedurat hetimore gjithnjë ishin nën mbikëqyrje të prokurorit të shtetit dhe Qendrës për punë sociale, po ashtu edhe prindërve, pasi që disa nga të dyshimtit janë edhe nën moshë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se, rasti tjetër i zbulimit dhe kapjes së të dyshimtëve ka të bëjë edhe tek dy rastet e vjedhjes së stolive të arit të ndodhur me datën 17.7.14 dhe me datën 19.7.14, në qytetin e Pejës, në dy adresa të ndryshme. Nga këtu ishin vjedhur stoli ari në vlerë afër dhjetëmijë (10.000) euro. Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona, dy nga ta janë arrestuar për ‘vjedhje’ dhe një tjetër për ‘pranim të mallrave të vjedhura’ dhe që të tre janë të ndaluar në ndalim policor.

Të arrestuar në këtë rast ishin B. E. 1997 K/Shqiptar nga Peja, A. G. 1993 K/Shqiptar nga Peja dhe i arrestuari i tretë B. K. 1961 K/Shqiptar nga Peja.

Rasti është duke vazhduar së hetuari nga Njësia e Hetimeve pranë stacionit policor në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat