Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në hotel

Kronikë e zezë

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në hotel

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 16:52

Një shtetas i huaj është gjetur i pajetë në një hotel në qytetin e Elbasanit. Viktima është Jaromir Jerzy Maciolek, 38 vjeç nga Polonia. I ndjeri u gjet i vdekur në një nga dhomat e hotelit “Kolombo”, hotel luksoz që gjendet te rruga Nacionale Elbasan-Librazhd, 4 km nga qendra e qytetit Elbasan. Policia tha se nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e shtetasit polak ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat