Arrestohet një person i dyshuar dhe konfiskohen mbi 84 kgsubstancë narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar dhe konfiskohen mbi 84 kgsubstancë narkotike

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 16:31

Të dielën rreth orës 21:15, ka arrestuar një person S. B i lindur me 1963 m/sh/kosovar, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘trafikim me substanca narkotike’.
Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të koduar me emrin PATKOI.
“Operacioni policor ka filluar me bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në rajonin e Prizrenit dhe një shtëpi pronë e vëllait të personit të arrestuar, por e cila ishte nën përkujdesje të personit tashmë të arrestuar.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e dytë në një pjesë ndarëse nga shtëpia (aneks) janë gjetur 8 thasë të zinj në të cilët gjendeshin gjithsej 164 paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas matjes nga zyrtarët e forenzikës ka rezultuar se pesha e substancës së dyshuar e llojit marihuanë që tashme është konfiskuar është 84 kilogram e 32 gram.
Gjatë bastisjes në oborr gjithashtu janë gjetur të mbjella në dy saksi 10 bimë kanabis sativa të cilat janë konfiskuar. Me dyshimin se janë fituar në mënyrë të paligjshme tek personi i dyshuar pasi që janë gjetur janë konfiskuar ne cilësi te provave materiale 1000 franga zvicerane, 320 euro, si dhe 1 telefon Nokia C 3. Ndërsa në një lokacion tjetër në shtëpinë e vëllait të personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 3900 euro, 300 kruna, 2900 lekë të Shqipërisë, 10 dinarë të Serbisë dhe 3 pasaporta dhe një dokument udhëtimi, të gjitha në emër të vëllait të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, në bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 20 fishekë, kalibri 38 mm.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhër të prokurorit përkatës dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bërë të gjitha veprimet policore dhe janë konfiskuar gjësendet e lartcekura. Ndërsa personi i dyshuar tashmë i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat