Policia gjen nënën që braktisi 3 fëmijët

Kronikë e zezë

Policia gjen nënën që braktisi 3 fëmijët

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 15:27

Një nënë, e cila ka braktisur tre fëmijët e saj, është gjetur nga policia e Elbasanit. Burime nga policia raportojnë mediat, thanë se Zh.P. është larguar një ditë më parë nga banesa e saj në lagjen “Beqir Dardha”, ku jetonte me bashkëshortin dhe tre fëmijët e mitur. Mendohet se shkak i largimit të gruas janë bërë konfliktet e shumta me bashkëshortin dhe gjendja shumë e keqe ekonomike.

Denoncimi në policinë e Elbasanit për zhdukjen e saj është bërë nga familjarët e bashkëshortit, më datë 19 korrik. Gruaja është kthyer në banesë gjatë ditës së djeshme, pasi është gjetur nga blutë e këtij qyteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat