Fier, gjendet i vdekur në rrugë 49 vjeçari

Kronikë e zezë

Fier, gjendet i vdekur në rrugë 49 vjeçari

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 13:18

49 vjeçari Islam D. është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në një rrugë rurale në qytetin e Fierit. Policia bën të ditur se dyshohet që vdekja e tij të jetë shkaktuar si pasojë e përplasjes nga ndonjë automjet.

Burime zyrtare bëjnë të ditur për NOA.al se 49 vjeçari është larguar nga banesa në gjendje të dehur, gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së shtunë, më datë 19 korrik dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë gjetur trupin e tij të pajetë rreth orës 10:00 të ditës së diel, 20 korrik, në rrugën që lidh fshatin Vlosh, komuna Krujan, Fier me fshatin Drenie, Mallakastër.

Nga kqyrja e kufomës rezulton se ka një frakturë në këmbën e majtë, dëmtime në pjesën e legenit dhe të shpinës si dhe hemorragji të brendshme. Kanë qenë këto arsyet që kanë çuar policinë të mendojë se bëhet fjalë për aksidentimin nga ndonjë automjet, që më pas i ka marrë jetën.

Blutë e Fierit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat