Jep 10 euro ryshfet, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Jep 10 euro ryshfet, arrestohet nga policia

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 11:30

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në fshati Lloshkobare, të Ferizajit të dielën rreth 09:30 një person ka tentuar që t`i jap ryshfet një zyrtarit policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pasi ishte ndaluar nga njësiti policor për kundërvajtje në trafik, për mosshqiptim të tiketës i dyshuari u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë 10 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa nga Njësiti i Krimeve Ekonomike është konfiskuar monedha.
Kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat