Një aksident automobilistik i ndodhur disa minuta më parë, i ka marrë jetën një personi, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Burimet bëjnë të ditur për NOA.al se në aksident është përfshirë një makinë dhe një maune.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lushnjes, në zonën e rrethrrotullimit të Rrogozhinës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për të zbuluar shkaqet e aksidentit.