Itali, gjendet kufoma e një mashkulli në tualetin e tren

Kronikë e zezë

Itali, gjendet kufoma e një mashkulli në tualetin e tren

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 10:25

Një burrë me kombësi afgane është gjetur i vdekur në tualetin e një treni në Frecciaross, Milano, Itali. Trupi i tij është zbuluar në stacionin fiorentin të Rifredit. Policia italiane mendon se behet fjalë për vetëvrasje, por ende asgjë nuk është përfundimtare.

Burri kishte plagë në bark dhe në fyt, të bëra nga një thikë, e cila është gjetur në tualetin e mbyllur nga brenda. Pranë tij janë gjetur edhe 30 mijë euro.

Edhe pse mendohet se mund të jetë një rast vetëvrasje, hetimet janë duke vazhduar, për të zbuluar çdo pistë të mundshme, pasi ngjarja nuk është tërësisht e qartë. Hetuesit mendojnë se fillimisht burri ka tentuar të vetëvritet duke u goditur në bark dhe më pas ka tentuar drejt fytit. Hetimet vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat