Shkodër, policia asgjëson 4500 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit

Kronikë e zezë

Shkodër, policia asgjëson 4500 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 13:18

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 10 parcela me 4500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike u gjeten gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Qerret, të komunës Temal.

Nga ana e forcave blu po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprimet e mëtejshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat