Burri vdes nga arrestimi i dhunshëm i policëve (Video)

Kronikë e zezë

Burri vdes nga arrestimi i dhunshëm i policëve (Video)

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 09:29

Një burrë gjigant vdiq, teksa po arrestohej nga policët në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Viktima Eric Garner, 43 vjeç, mendohet se do të arrestohej për shitjen e paketave të cigareve pa pullë. Policia pastaj kërkoi arrestimin e Garner-it, por ai refuzonte.

Ata filluan arrestimin e tij të dhunshëm, por kur e rrëzuan edhe pse ai tha disa herë se nuk po mund të merrte frymë policët nuk e lëshuan. Kjo shkaktoi edhe vdekjen e personit i cili peshonte 160 kilogram, shkruan “NYDailyNews”.

Garner u dërgua në një spital ku ai u shpall i vdekur.

Autoritetet thanë se Garner, vdiq nga një sulm në zemër. Tani dy polic janë pushuar nga puna dhe po hetohen për rastin.

Guvernatori i Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se ishte tronditur nga pamjet dhe premtoi një hetim "të plotë të ngjarjes".

Ai kërkoi durim dhe shtoi "se është tepër herët për konkluzione".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat