Masakra e Vlorës, babi i njerit prej viktimave: Djali i vrarë, i morën unazën nga gishti

Kronikë e zezë

Masakra e Vlorës, babi i njerit prej viktimave: Djali i vrarë, i morën unazën nga gishti

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 08:46

Kur po mbushet plot një vit nga ‘masakra e Vlorës’, ku në zonën e Ujit të Ftohtë u ekzekutuan tre persona, mes tyre dhe një grua, familja e Sokol Isufajt u bën thirrje institucioneve të drejtësisë për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë. Asqeri Isufaj, prej ditës kur humbi djalin e vetëm, nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi.

Gjyshi i dy vajzave të mbetura jetime, ka trokitur në dyert e institucioneve, me shpresën se vrasësit e të birit, Sokolit, do arrestohen nga policia dhe do ndëshkohen për masakrën që bënë ditën për diell. Në një letër dërguar disa muaj më parë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, babai i Isufajt kërkonte zbardhjen e vrasjes, si dhe identifikimin dhe vënien para drejtësisë, edhe të personave që i “vodhën” të birit unazën e martesës. Ai e konsideron këtë si një akt të shëmtuar dhe një vrasje të dytë të të birit.

Në fakt, familja Isufi e ngriti që në fillim si shqetësim vjedhjen e unazës në morg. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për vlerën monetare të unazës, por për aktin e shëmtuar kryer brenda një institucioni shtetëror, ku kufoma është “dhunuar” duke i hequr nga dora një send personal, që do të ishte për familjen një kujtim i jashtëzakonshëm. Në përgjigjen që familja Isufaj ka marrë nga ministria, theksohet se specialisti i Krimeve të Rënda që ka kryer këqyrjen e kufomës së Sokol Isufajt, nuk është marrë me sendet personale të viktimës, pasi me këtë gjë ishin marrë punonjësit e morgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat