​Policia: Shtëpia në Prizren u dogj por askush nuk vdiq

Kronikë e zezë

​Policia: Shtëpia në Prizren u dogj por askush nuk vdiq

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 21:50

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, ka demantuar lajmin se në fshatin Zojz të kësaj komune ka humbur jetën një person gjatë djegies së shtëpisë.
Sipas policisë, dëme të lehtë ka pësuar një femër, por e cila është jashtë rrezikut për jetën.

“Është e vërtetë se ka pasur një shpërthim të zjarrit në Zojz, por djegie të lehta ka pësuar vetëm një femër dhe gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Berisha për TVPZ.

Në njoftim Policisë së Kosovës thuhet se shkaktar i shpërthimit të zjarrit, dyshohet të jetë tensioni elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat