Femra molla e sherrit, shikoni si rrihen me shkopinj në Velipojë dy familjet (Video)

Kronikë e zezë

Femra molla e sherrit, shikoni si rrihen me shkopinj në Velipojë dy familjet (Video)

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 18:34

Ngacmimi i një femre është bërë burim konflikti mes 2 familjesh që ndodhen këto ditë me pushime në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Gjithçka ka nisur kur një i ri i ka hedhur disa fjalë vajzës së re që kishte aty pranë me kabinë. Me të mësuar familja e saj se ai po e ngacmonte, ato kanë shkuar për t’i kërkuar llogari të riut, por në debat e sipër, ka nisur edhe përplasja fizike mes tyre.
Ngatërresa ka degjeneruar deri në përdorimin e shkopinjve. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga ky konflikt mes 2 familjeve në fjalë, ndërsa pushimet për ta duket se do të vazhdojnë duke ruajtur njëra – tjetrën në distancë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat