Përplasen 2 makina në aksin Levan-Fier, plagosen 5 anëtarë nga e njëjta familje

Kronikë e zezë

Përplasen 2 makina në aksin Levan-Fier, plagosen 5 anëtarë nga e njëjta familje

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 18:11

Pesë anëtarë nga e njëjta familje janë plagosur pasditen e sotme, pasi makina me të cilën udhëtonin është përplasur me një tjetër automjet, në aksin rrugor Levan-Fier.

Burime nga policia bëjnë të ditur se makina me targë KV 3146 D, me të cilën udhëtonte familja Hysa, është përplasur me një makinë me targa të huaja në vendin e quajtur “Pylli i Levanit”, në aksin Levan-Fier.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit Qani, Sabrie, Franko, Gentjana dhe Julieta Hysa, të cilët u dërguan menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat