Shkodër, digjet shtëpia për të dytën herë brenda 2 muajve, shpëtojnë familjarët

Kronikë e zezë

Shkodër, digjet shtëpia për të dytën herë brenda 2 muajve, shpëtojnë familjarët

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 15:41

​Një shkëndijë elektrike ka shkrumbuar një shtëpi sot në fshatin Golem të Shkodrës, për të dytën herë radhazi në 2 muajt e fundit.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e familjes Qukaj, ndodheshin vetëm 3 fëmijët e kësaj familje dhe bashkëshorti i cili është person me aftësi të kufizuara. Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar lëndime, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësit, bëri që të shmanget një tragjedi, në këtë familje e cila po e vuan për të dytën herë pasojat dhe dëmet e shkaktuara, që kapin shifrën e miliona lekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat