Largohet nga banesa, gjendet e mbytur

Kronikë e zezë

Largohet nga banesa, gjendet e mbytur

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 10:41

Një grua e moshuar nga Devolli, e cila ishte larguar nga banesa dy ditë më parë është gjetur e vdekur.

Burime zyrtare nga policia i thanë për mediat se 74 vjeçarja M.A., ishte larguar nga banesa më 17 korrik pa thënë ku do të shkonte.

Pas kërkimeve intensive të policisë dhe familjarëve gruaja është gjetur e mbytur në lumin Devoll, në afërsi të fshatit Progër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të moshuarës nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat