Kthehen në Kosovë 45 të lënduar, tre të tjerë mbesin për më vonë (Video)

Kronikë e zezë

Kthehen në Kosovë 45 të lënduar, tre të tjerë mbesin për më vonë (Video)

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 10:09

(E plotësuar) - Tre prej të lënduarve në gjendje më të rëndë do të transportohen në Kosovë në mbrëmje përmes makinave të ndihmës së shpejt të cilat janë nisur nga Prishtina drejt spitaleve në Nish dhe Prekuple ku do të shoqërohen nga diplomatët kosovarë në Beograd.

Përmes një komunikate për shtyp, ministri Hoxhaj, ka shprehur keqardhje për aksidentin e autobusit të linjës Salzburg-Prishtinë ku pësuan 49 persona.

"Pas informacioneve të para për aksidentin, kam udhëzuar menjëherë Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd që të vendos kontakt dhe të del në vend të ngjarjes për tu njohur me situatën. Falë bashkëpunimit të mirë dhe intervenimit të shpejt, të gjithë bashkëqytetarëve tanë u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Rreth 49 të lënduar kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Më pas, kemi organizuar edhe kthimin e tyre për në Kosovë ndërsa vetëm njëri do të mbetet më gjatë në trajtim mjekësor. Uroj në shërim sa më të shpejt dhe bashkim me familjet e tyre në Kosovë" është shprehur ministri Hoxhaj.

Edhe në Prishtinë, MPJ ka ngritur një shtab të emergjencës për të koordinuar dhe monitoruar të gjithë situatën duke vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni 038 200 111 07 për të ofruar informatat më të fundit për familjarët.

30 Shqiptarë të Kosovës të lënduar,në aksidentin në Serbi

Deri më tash raportohet 30 të lënduar, prej tyre 12 fëmijë. Mediat serbe njoftojnë se dhjetë prej tyre janë lënduar rëndë. Të gjithë pasagjerët janë shqiptarë që ishin nisur për Salzburg të Austrisë.

****
Aksidentohet në Serbi autobusi nga Podujeva, 32 të lënduar
32 persona janë lënduar pasi autobusi nga Podujeva që udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, për arsye të panjohura deri tash, ka dalë nga rruga.

Siç raportojnë mediat serbe, në këtë autobus kanë qenë 32 pasagjerë. Mediat atje tregojnë se ky aksident ka ndodhu sot në mëngjes rreth orës shtatë.

Në vend kanë dal ekipet urgjencës nga Prokuplja që erdhën për të ndihmuar dhe kolegët nga Kursumlija dhe Nishi, të cilët kanë nxjerrë jashtë pasagjerët e plagosur.

Pasagjerët e plagosur, sipas mediave Serbe janë dërguar në spital. Por, siç thuhet asnjë nga pasagjerët nuk ishte në rrezik për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat