M.L është personi që vrau dy personat në Pejë

Kronikë e zezë

M.L është personi që vrau dy personat në Pejë

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 18:17

Mes datës 9 dhe 10 të këtij muaji, në malin “Peklene” Maja e zezë në Pejë, kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët ishin duke prerë dru.
Pas më shumë se një jave, Policia rajonale në Pejë ka arritur të kapë të dyshuarin M.L i cili dyshohet për këtë vrasje.

“Lidhur me rastin Vrasje e rëndë të ndodhur në mes datës 09 dhe 10.07.14 në vendin e quajtur Peklene afër Majës së Zezë në periferi të qytetit të Pejës. Ju njoftojmë se njësia policore për hetimin e krimeve të rënda në kuadër të hetimeve rajonale në rajonin e Pejës. Pas një pune operative-hetimore, ka bërë të mundur kapjen e personit të dyshimtë për ketë vrasje. Personi i dyshimtë është H. Ç. (ndërsa me aktvendim administrativ të komunës së Pejës me numër 393/197/07/VIII të datës 21.09.2007 nga H. Ç, ka ndryshuar identitet në M.L.) Sh/Kosovar nga Peja i lindur 05.11.1955”, thuhet në një njoftim të Policisë së Pejës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshimtit ju është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, tanimë hetuesit rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit po punojnë në intervistimin e të dyshimtit dhe vërtetimin e provave që ndërlidhin të dyshimtin me ketë vrasje, në mënyrë që personi i dyshimtë të del para Gjykatës në afatin e caktuar ligjor.

Dy të vrarët, Sh.Th dhe F.M nga Peja ishin vrarë në mes datave 9 dhe 10 korrik, të cilët kishin dalë në malin Peklene” Maja e zezë, për të prerë dru. Trupat e tyre janë gjendur nga Policia e Kosovës pas orës 16 të datës 10 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat