Lidhur me rastin vrasje e rëndë të ndodhur në mes datës 9 dhe 10 korrik në vendin e quajtur Peklen afër Majës së Zezë në periferi të qytetit të Pejës, Policia e Kosovës ka arritur ta kap personin e dyshimtë H. Ç. (ndërsa me aktvendim administrativ të komunës së Pejës me numër 393/197/07/VIII të datës 21.09.2007 nga H. Ç, ka ndryshuar identitet në M.L.) shtetas kosovar nga Peja i lindur 05.11.1955.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshimtit ju është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Tanimë hetuesit rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit po punojnë në intervistimin e të dyshimtit dhe vertetimin e provave që ndërlidhin të dyshimtin me ketë vrasje, në mënyrë që personi i dyshimt të del para Gjykatës në afatin e caktuar ligjor.