Kapet një arsenal armësh në Elbasan, dyshohet se ishin për Siri

Kronikë e zezë

Kapet një arsenal armësh në Elbasan, dyshohet se ishin për Siri

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 16:51

Policia e qytetit të Elbasanit ka zbuluar sot një arsenal armësh si dhe ka vënë në pranga 3 personat që posedonin arsenalin e armëve.
Policia e Elbasanit bën me dije se ka dyshime që këto armë do të transportoheshin drejt Sirisë.

Arrestimi i personave që posedonin armët u bë nga njësia operacionale DPPSH. Forcat e policisë mundën të sekuestrojnë automatikë të llojeve të ndryshme, kallashnikovë, granata, pushkë dhe fishekë.
Ndërkaq, vijojnë hetimet për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat