Vret mamanë e sëmurë dhe telefonon policinë

Kronikë e zezë

Vret mamanë e sëmurë dhe telefonon policinë

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 12:05

Një 60-vjeçar në Itali ka vrarë mamanë e tij 89-vjeçare dhe më pas ka telefonuar policinë.

Sipas medieve italiane, 89- vjeçarja vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzhmeirit.

Gjendja e saj ishte rënduar ndjeshëm kohët e fundit dhe i biri, që nuk mund të kujdesej dot për të, e ka qëlluar me pistoletë në kokë.

89-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që i biri më pas, ka marrë në telefon i qetë policinë, duke e njoftuar për krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat